Meloni ‘konsultohet’ me Trump para se të takojë Zelenskyn në Londër

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni foli me telefon me Presidentin e SHBA, Donald Trump, të shtunën në mbrëmje, përpara samitit evropian të sigurisë, ku ajo do të takohet me liderin e Ukrainës.

Telefonata me Trump u zhvillua “në funksion të takimit të saj në Londër me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy”, tha zyra e saj në një deklaratë të shkurtër vonë natën, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Një ditë pas vizitës së tensionua në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky u takua me Kryeministrin britanik Keir Starmer në Downing Street.

Zelensky e falënderoi Starmerin për mbështetjen që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Ukrainës që nga fillimi i luftës. Ai gjithashtu konfirmoi se sot do të takohet me Mbretin Charles.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here