“Më pak se dy orë vendimtare”, kryeministri Kurti bën thirrje për pjesëmarrje në votime

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një postim në Facebook, ka bërë thirrje të fundit për qytetarët që ende nuk kanë votuar, duke i ftuar ata që të shkojnë sa më parë në qendrat e votimit, transmeton ATV.

“Sot është dita D e demokracisë. Kush nuk ka dalur ende të votojë, shkoni tash sa më parë. Pyesni të gjithë të afërmit e miqtë se a kanë votuar dhe ua përcjellni këtë porosi timen që të shkojnë të votojnë menjëherë nëse nuk e kanë bërë. Më pak se dy orët në vijim, deri në 19:00, janë vendimtare për edhe më shumë se katër vitet e ardhshme!”, ka shkruar Kurti.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here