Mbi dy milionë euro pasuri shtesë e sekuestruar në rastin “Mati”

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në vazhdën e hetimeve në kuadër të rastit “Mati” është sekuestruar pasuri shtesë në vlerë mbi dy milionë euro.

Mbi dy milionë euro pasuri shtesë e sekuestruar në rastin “Mati”Foto: Laura Hasani

Njoftimi i plotë i Prokurorisë, pa ndërhyrje:

Rasti “Mati”, me urdhër të Gjykatës sekuestrohen mbi 2 milionë euro pasuri

Prishtinë, 12 maj 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke zhvilluar hetime intensive në bashkëpunim me hetuesit e Sektorit të Hetimeve Financiare, në rastin e koduar me emrin “Mati”, ku gjatë muajit shtator të vitit të kaluar ishin arrestuar tre persona.

PSRK njofton opinionin publik se në kuadër të këtyre hetimeve, deri tash pasuria e sekuestruar kap vlerën rreth 2,286,054.00 euro.Kjo pasuri shtesë është identifikuar gjatë hetimeve në bashkëveprim dhe mbikëqyrje të ngushtë me prokurorin e lëndës nga Prokuroria Speciale, në emrin e të dyshuarit Sh.C., e cila me urdhër ndalues përfundimtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special është sekuestruar, si në vijim:

Mbi dy milionë euro pasuri shtesë e sekuestruar në rastin “Mati”Foto: Laura Hasani
Mbi dy milionë euro pasuri shtesë e sekuestruar në rastin “Mati”
Kronika
May 12, 2025 – 09:14
Shpërndaje:
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se në vazhdën e hetimeve në kuadër të rastit “Mati” është sekuestruar pasuri shtesë në vlerë mbi dy milionë euro.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë, pa ndërhyrje:

Rasti “Mati”, me urdhër të Gjykatës sekuestrohen mbi 2 milionë euro pasuri

Prishtinë, 12 maj 2025 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke zhvilluar hetime intensive në bashkëpunim me hetuesit e Sektorit të Hetimeve Financiare, në rastin e koduar me emrin “Mati”, ku gjatë muajit shtator të vitit të kaluar ishin arrestuar tre persona.

PSRK njofton opinionin publik se në kuadër të këtyre hetimeve, deri tash pasuria e sekuestruar kap vlerën rreth 2,286,054.00 euro.

Kjo pasuri shtesë është identifikuar gjatë hetimeve në bashkëveprim dhe mbikëqyrje të ngushtë me prokurorin e lëndës nga Prokuroria Speciale, në emrin e të dyshuarit Sh.C., e cila me urdhër ndalues përfundimtar të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Departamenti Special është sekuestruar, si në vijim:

• 20 (njëzet) njësi banesore në sipërfaqe të tërësishme 1788.41 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 1,788,410.00 Euro;

• 02 (dy) lokale afariste me sipërfaqe të tërësishme 167.54 m², me vlerë të përafërt të tregut në lartësi 335,080.00 Euro;

• 17 (shtatëmbëdhjetë) vendparkingje (garazhe) me sipërfaqe të tërësishme 241.96 m², me vlerë të përafërt të tregut 145,176,00 Euro;

• 6 (gjashtë) depo me sipërfaqe të tërësishme 28.87 m², me vlerë të përafërt të tregut 17,388.00 euro;

Rasti është nën hetime në drejtim të veprës penale “Shpëlarja e Parasë” dhe për veprimet tjera publiku do të njoftohet në kohë.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here