Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar për darkë pune liderët e partive opozitare në Kosovë.
Kësaj ftese i është përgjigjur vetëm kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Pas takimit, Kurti e Krasniqi kanë pranuar para mediave se në takim është diskutuar edhe për shkuarje në zgjedhje të parakohshme, raporton gazeta10.
Komentatori politik, Halil Matoshi në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ është i bindur që Vetëvendosje do t’i fitojë bindshëm edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
‘Sovrani me shumicë absolute të votave do të votojnë Vetëvendosjen e Albin Kurtin, kot shkojmë në zgjedhje’, ka thënë Matoshi.
Sipas tij, fitorja e Vetëvendosjes është e sigurt, vetëm nuk dihet përqindja që do të fitojë kjo parti në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. /Gazeta10/