Maliqi parasheh prishjen e Kurtit dhe Osmanit, e kritikon kryeministrin se “nuk është mbushur mend”

Veprimi qeverisë pasi Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës, më 17 maj nuk ka shqyrtuar fare anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, propozimi i Kosovës për të përpiluar një draftstatut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe dhe për të dërguar atë deri në fund të muajit maj në Kushtetuese për shqyrtim e ka humbur.

E më pas reagimi nga Presidenca ku kanë thënë se Qeveria e Kosovës nuk është konsultuar as koordinuar me Vjosa Osmanin për letrën që ia ka dërguar Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku zotohet për përgatitjen e një draftstatuti për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ky moskoordinim midis qeverisë dhe Presidencës ka nxitur debate të ashpra për “qarje” të mundshme midis Kurtit dhe Osmanit.

Njohësi çështjeve politike Shkëlzen Maliqi në një prononcim për IndeksOnline-n, ka thënë se kohët e fundit ka gjithnjë e më shpesh tensione dhe mospajtime midis kryeministrit dhe presidentes m’u për aspektin e raporteve të tensionuara me SHBA-në dhe ambasadat perëndimore, por që nuk thuhen me ashpërsi sepse kujdesen që të mos prishet koalicioni midis tyre.

Por kjo nuk mund të zgjasë edhe shumë kohë, tani që po flitet për zgjedhjet e parakohshme, “dashnisë” së tyre me interes i vjen fundi, ka gjasa që presidentja të shkarkohet që të mos bëhet pengesë kombinatorikave që po spekulohen pas darkës të papritur të Albin Kurtit me Memli Krasniqin”, ka thënë për Indeksonline-n Maliqi.

Ai duke komentuar situatën politike në vend ka vlerësuar edhe veprimin e Kurtit me draftin ku sipas tij, në politikë, si edhe në jetë, nuk mundesh me mbijetu gjatë nëse mashtron dhe shtiresh se je parimor, e në të vërtetë i bën opstrukcion procesit të finalizimit të shtetndërtimit të Kosovës, që nuk mund të bëhet pa koordinim me Perëndimin (SHBA dhe QUINT-in) dhe respektimin e obligimeve ndërkombëtare që tashmë i ka marrë përsipër shteti i Kosovës.

“Mashtrimi me drafstatusin është se Kurti parimisht është pajtuar për krijimin e Asociacionit, por tashti po i bon lak obligimit me draftimet e reja të stutusit që nuk përputhen me marrëveshjet… Ky është shkaku pse qeveria e Kurtit është ndëshkuar me sanksione dhe nuk i ka mbledh mendtë që koordinohen me SHBA-në është obligim dhe favor dhe jo nënshtrim “diktatit imperialist”, siç e vlerëson Kurti me atë mendësi demode nga koha e botës bipolare”, tha Maliqi.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights