Emmanuel Macron ka shprehur kundërshtimin e tij ndaj propozimit të SHBA-së për të lehtësuar sanksionet kundër Rusisë, pas një takimi të rëndësishëm me kryeministrin britanik, Keir Starmer dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskyt.
Gjatë këtij takimi, liderët e tre shteteve kanë diskutuar çështje të sigurisë dhe situatën e krizës në Ukrainë, duke marrë vendime të rëndësishme për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe mbështetjen për Ukrainën.Macron theksoi se në takimin e sotëm ishte arritur një marrëveshje e plotë dhe njëzëri, ku të gjitha palët kanë rënë dakord që “nuk është koha për të hequr sanksionet në asnjë mënyrë”.
Ai nënvizoi se sanksionet janë një instrument kyç për të ushtruar presion mbi Rusinë dhe për të siguruar që vendi të përballet me pasojat e agresionit të tij në Ukrainë.“Nuk mund të heqen sanksionet para se të jetë vendosur paqja”, deklaroi Macron, duke theksuar se çdo lëvizje për të lehtësuar sanksionet para një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të drejtë për konfliktin mund të dëmtonte stabilitetin e rajonit dhe të minonte përpjekjet për paqe.