Kreu i Nismës, Fatmir Limaj, sot ka takuar kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.
Ai tha se gjatë këtij takimi kanë diskutuar për sfidat dhe nevojat që vazhdojnë të përballin organizatat e dala nga lufta, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit për t’i adresuar ato në mënyrë të dinjitetshme.
Postimi i plotë:
Sot takova Kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, z. Hysni Gucati, së bashku me bashkëpunëtorët e tij!
Gjatë këtij takimi diskutuam për sfidat dhe nevojat që vazhdojnë të përballin organizatat e dala nga lufta, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit për t’i adresuar ato në mënyrë të dinjitetshme.
NISMA Socialdemokrate mbetet e përkushtuar që në çdo kohë të japë kontributin e saj për përmirësimin e kushteve dhe avancimin e të drejtave të veteranëve dhe të gjitha organizatave të dala nga lufta për liri.