Limaj pohon se ia solli Kosovës afro 182 milionë euro të hyra

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj, në një reagim të fundit ka pohuar se i ka sjellur Kosovës të hyra afro 182 milionë euro.

Limaj përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka shkruar se falë punës dhe angazhimit të tij shteti i Kosovës nga viti 2011 deri me 2024 ka inkasuar 181.6 milion euro të hyra.

“Në bazë të marrëveshjes për koncesionimin e airoportit, shteti i Kosovës nga viti 2011 deri me 2024 ka inkasuar 181.6 milion euro të hyra, krejt kjo falë punës, angazhimit dhe përkushtimit për vendin”,
Tutje ai ka shkruar se si ministët i MTPT’së për më pak se tri vite, storie të suksesit nuk e ka vetëm Aeroportin e Prishtinës po edhe Autostradën e Kombit dhe rreth rrotullimin në Prishtinë.

“Për më pak se tre vite si ministër i MTPT-së, storie suksesi nuk është vetem Airoporti Ndërkombëtar i Prishtinës por edhe Autostrada e Kombit dhe rreth rrotullimi në Prishtinë”.

Limaj ka shtuar, duke akuzuar Qeverinë Kurti se për 4 vite nuk kanë arritur të përfundojnë as edhe një projekt të vetëm në Kosovë.

“Për fat të keq, sot Kosova qeveriset nga persona të pa përgjegjshëm, të cilët për 4 vite nuk kanë arritur të përfundojnë as edhe një projekt të vetëm në Kosovë. Kosova meriton më mirë!”

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here