Limaj: 90 për qind e ekipit të Kurtit do të ikin nga Kosova nëse nuk i fitojnë zgjedhjet

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se shumica e anëtarëve të ekipit të kryeministrit Albin Kurti do të largoheshin nga Kosova, nëse nuk do të fitojnë në zgjedhjet e ardhshme.

“Atë ditë që nuk marrin vota, nuk i sheh në Kosovë, 90 për qind të ekipit të Albinit nuk do të shohësh në Kosovë nëse nuk i ka deputet ose nuk i ka në qeveri pse s’po i ndërron ky se i ikin krejt”, ka thënë Limaj në RTVD.

Limaj ka theksuar se do të qëndrojë në Kosovë pavarësisht rezultatit në zgjedhje.

“Sa të më jep populli votë, unë popullin e du edhe kur s’më voton edhe kur më voton, unë vendin tim e du,” ka deklaruar Limaj.

Ai theksoi se vendi ka nevojë për përkushtim të sinqertë dhe të vazhdueshëm, duke bërë thirrje që ta duan vendin edhe kur përballemi me sfida dhe kritika.

“Vendin duhet ta duash edhe kur të rrehë,” ka përfunduar Limaj.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here