Leposaviq: Gjenden armë në shtëpinë e ish-policit të dorëhequr

Leposaviq: Gjenden armë në shtëpinë e ish-policit të dorëhequr
Policia e Kosovës ka konfiskuar një pushkë me dy karikatorë, si dhe 115 fishekë, mbrëmë në shtëpinë e ish-policit në fshatin Hrvatska të komunës së Leposaviqit.

Burime të KosovaPress-it, bëjnë të ditur se bëhet fjalë për ish-policin e Kosovës me inicialet S.U. (emri i plotë i njohur për redaksinë), pjesëtar i nacionalitetit boshnjak, i cili pati dhënë dorëheqje nga policia në nëntor të vitit 2022.

Sipas këtyre burimeve, i njëjti edhe pse ishte dorëhequr një vit e gjysmë më parë, ka vazhduar të jetë në listën e pagave të Policisë së Kosovës.

Burime të sigurta nga veriu, kanë shtuar se në mesin e policëve të dorëhequr të cilët vazhdojnë të marrin paga nga institucionet e Kosovës, është edhe ish eprori i policisë së Kosovës me inicialet B.R., tek i cili policia pati gjetur arsenal armësh para dy javësh në Zveçan.

Mësohet se janë gjithsej rreth dhjetë persona nga katër komunat veriore të cilët patën braktisur policinë më 7 nëntor 2022 dhe vazhdojnë të marrin paga nga Republika e Kosovës.

Në lidhje me këtë, KP, ka provuar të kontaktojë me u.d. së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani por ai ka qenë i paqasshëm në telefonin e tij.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights