Grabitja e armatosur në argjendarinë “Diakos” që tronditi javën e kaluar suharekasit ishte planifikuar si në filma nga grupi prej katër personave, të cilët mbushën çantat me ari në vlerë të 250 mijë eurove dhe u zhdukën.
Sot njëri nga ta dyshohet se ka mbetur i vdekur në një përballje me Policinë, gjatë një operacion policor për kapjen e të dyshuarve për grabitjen e armatosur të argjendarisë në Suharekë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se grabitësi i dyshuar që mbeti i vrarë është, Dukagjin Gashi.
Kështu mëson Gazeta Sinjali nga burimet e saja, të cilat zbulojnë se rasti ka ndodh në Dragodan.
Në aksion dyshohet se është plagosur edhe një zyrtar i Policisë së Kosovës, i cili është jashtë rrezikut për jetë.
Ndryshe, më 22 nëntor ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.
Nga ky incident, përveç një polici të plagosur, kishte mbetur edhe një tjetër i lënduar.
LEXO EDHE:
Arrestohen edhe dy persona, dyshohen për përfshirje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë