24.5 C
Pristina
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

Ky është zyrtari komunal i arrestuar në flagrancë në Mitrovicë, dyshohet se mori 200 euro ryshfet

Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Korrupsionit në Mitrovicë ka arrestuar një zyrtar të komunës të dyshuar për marrje ryshfeti, lidhur me një rast të rregullimit të dokumentacionit për përfitimin e një granti që lidhet me riatdhesimin, raporton Gazeta Sinjali.

Arrestimi i të dyshuarit erdhi pas denoncimit të një qytetari që rezultoi me aksion policor dhe prangosjen e zyrtarit komunal.

Sinjali ka mësuar se i dyshuari që ra në prangat e Policisë është Bedri Sadiku, 63-vjeçar, që dyshohet se i mori 200 euro ryshfet.

Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, kanë zbarkuar sot në sheshin ,,Isa Boletini” në Mitrovicë, ku Sadiku u arrestua në flagrancë.

“Hetimi për rastin është zhvilluar me aplikim të masave të fshehta hetimore dhe për zhvillimin e operacionit, policia ka pasur urdhëresë të lëshuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës – Departamenti për Krime të Renda. Lidhur me këtë është iniciuar rasti ‘marrja e ryshfetit’, është njoftuar prokurori i çështjes, i cili të dyshuarit i ka caktuar masën e ndalimit policor prej 48 orë.” – ka njoftuar Policia.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights