Ky është shoferi i dyshuar për aksidentin ku mbeti i vdekur 26-vjeçari nga Mitrovica

Aksidentet e trafikut kohëve të fundit janë shtuar në rrugët e vendit, ku në të shumtën e rasteve po përfundojnë me lëndime trupore, duke mos përjashtuar edhe ato me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident që përfundoi tragjikisht për ngasësin e motoçikletës ndodh mes tij dhe një veture tjetër, sonte rreth orës 19:30, në Mitrovicë.

Gazeta Sinjali mëson se Agron Prenkaj, është shoferi i veturës, i dyshuar për aksidentin ku mbeti i vdekur Qlirim Salihu, i riu nga Mitrovica.

Prankaj me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lidhur me aksidentin që ndodhi në Rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ka folur edhe Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se vdekjen e shoferit të motorit e ka konfirmuar stafi mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sot, rreth orës 19:30, në Rrugën ,,Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë ka ndodhur një aksident në mes të një veture me targa vendore dhe një motoçikletë.

Në këtë aksident lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës i cili është transportuar menjëherë në Emergjencën e Sptalit Rajonal në Mitrovicë mirëpo nga ana e stafit mjekësor është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, drejtuesi i motoçikletës ka humbur jetën.

Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me hetimin e aksidentit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here