30 C
Pristina
E diel, 8 Shtator, 2024

Ky është personi që u vra me kallash në Bibaj të Ferizajt

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në një sallë dasmash në Ferizaj, ku dyshohet se një person u vra me armë zjarri, raporton Sinjali.

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Qazim Reka, ku tha se një person u vra me armë zjarri në një restorant në fshatin Bibaj të Ferizajt.

“Rasti ka ndodhur jashtë restorantit në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku është vrarë një person, për informacione të tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Reka për Sinjalin.

Sinjali mëson viktima e këtij rasti tragjik është Sadri Sadriu – i cili u qëllua me armë zjarri jashtë oborri të një restoranti.

Sipas informacioneve të para thuhet se ngjarja ndodhi në oborrin e një restoranti ku po mbahej një gazmend familjar.

Nga pamjet e publikuar shihet edhe trupi i pajetë i viktimës, ambulanca dhe policia që tashmë ndodhen në vendin e ngjarjes.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here