Ky është kosovari që dyshohet se u arrestua në Serbi derisa vinte nga Gjermania

Serbia po vazhdon me valën e arrestimeve të qytetarëve kosovarë në pikat kufitare, duke i justifikuar ato me pretendime për përfshirje në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

IndeksOnline mëson se edhe një kosovar është arrestuar, derisa po kalon në pikën kufitare Bajakovo, që ndodhet mes Kroacisë dhe Serbisë.

I arrestuari siç mëson IndeksOnline është Behar Preniqi.

Sipas të njëjtave burime, Preniqi ishte duke udhëtuar nga Gjermania për në Kosovë në momentin kur është ndaluar nga autoritetet serbe.

Arrestimi i tij dyshohet se është bërë nën pretekstin e “krimeve të luftës”, me pretendimin se ka qenë pjesë e UÇK-së – megjithëse në kohën e luftës ai ishte vetëm 16 vjeç.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here