Ky është 36-vjeçari i dyshuar për mashtrim me kriptovaluta, ia mori mbi 15 mijë euro të riut në Fushë Kosovë

Gazeta Sinjali gjatë ditës së djeshme ka raportuar për arrestimin e një personi, i cili dyshohet se ka mashtruar një person në Fushë Kosovë. I dyshuari bashkë me disa persona tjerë të cilët ende s’janë kapur nga Policia, dyshohet se ka vënë në lajthitje viktimën, të cilit ia kanë marrë më shumë se 15 mijë euro.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për Betim Krasniqi, 36-vjeçar.

Krasniqi në bashkëveprim me të dyshuar të tjerë kanë prezantuar fakte të rreme se gjoja merren me shitblerje të kriptovalutave, me ç’rast viktima ua ka transferuar atyre monedhat digjitale nga kuleta e tij në vlerë të mbi 15 mijë eurove.

Pasi pagesa për të cilën ishin rënë dakord nuk ishte kryer, 31-vjeçari ka kuptuar se ka rënë pre e mashtrimit dhe ka denoncuar rastin në Polici.

36-vjeçari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Mashtrim’. Ndërkohë po vazhdojnë kërkimet për kapjen e dy të dyshuarve tjerë.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Më 24.11.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti në bashkëveprim me disa persona tjerë, më 23.11.2023, ankuesin mashkull kosovar duke e vënë në lajthitje përmes mashtrimit dhe duke i prezantuar fakte të rreme bëjnë shitje të krip-volutave me ç’rast ankuesi përmes llogarisë i ka paguar një shumë parash prej 15.720€. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights