Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka publikuar pesë marrëveshjet e nënshkruara gjatë 10-vjetorit të Procesit të Berlinit, të hënën e kaluar.
Në një postim në “X”, shefi i qeverisë thotë se Procesi i Berlinit për një dekadë ka afruar rajonin tonë dhe ka çuar Kosovën përpara drejt integrimit në BE.Kosova ka qenë dhe do të jetë një anëtare proaktive dhe standarde në Procesin e Berlinit, duke avokuar për përparim më të madh me rregullat dhe vlerat e BE-së në thelb të tij”, ka shkruar Kurti.
Sipas Kurtit këto janë marrëveshjet e nënshkruara dhe deklaratat e miratuara:
• Marrëveshja për qasje në arsimin e lartë dhe pranim për studime në Ballkanin Perëndimor
• Deklarata e Gjashtë Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Tregun e Përbashkët Rajonal 2025-2028
• Deklarata për Rikonfirmimin e Marrëdhënieve të Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit Rajonal
• Deklarata mbi Standardet Rajonale të Ekzaminimit të IHD-ve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor
• Deklarata mbi Aksesin dhe Bashkëpunimin në Infrastrukturën e Kërkimit dhe Inovacionit.
Last Monday, we marked the 10th anniversary of the Berlin Process, which for a decade has brought our region closer together and moved us forward toward EU integration. Kosova has been, and will be, a proactive member and a standard-bearer in the Berlin Process, advocating for…
— Albin Kurti (@albinkurti) October 21, 2024