Kurti në konferencë: Zgjedhja e presidentit është emergjente, PDK-ja nuk ka bërë asnjë hap drejt nesh

ryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se çështja e dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara nuk duhet të lidhet me zhvillimet politike në vend, ndërsa ka akuzuar PDK-në se nuk ka bërë asnjë hap përpara në drejtim të zgjedhjes së presidentit.

Kurti tha se Kosova duhet të fokusohet menjëherë në zgjedhjen e presidentit, pasi dështimi i këtij procesi, sipas tij, do ta çonte vendin në zgjedhje të reja.

“Pa president sot Kosova për muaj të tërë është në zgjedhje dhe pa institucione funksionale”, tha Kurti, duke e cilësuar situatën si emergjente.

Ai theksoi se procesi gjyqësor në Hagë dhe zhvillimet e brendshme politike janë çështje të ndara.

“Çështjen e dënimit të krerëve të UÇK-së asnjëherë s’e kem lidhur me zhvillimet e brendshme as të presidentit. Këto janë tema të ndara për neve”, tha ai.Kurti deklaroi se Qeveria dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë ndërmarrë katër hapa në drejtim të kërkesave të PDK-së, përfshirë votimin në lexim të parë të projektligjit për Dhomat e Specializuara.

“Ne vazhdimisht jemi konstruktiv e bashkëpunues. Katër hapa i kemi bërë për kërkesat e PDK-së”, tha Kurti.

Sipas tij, ndërsa VV-ja ka bërë lëshime, PDK-ja nuk ka ndërmarrë asnjë hap të ngjashëm.

“Për asnjë nga këto nuk patëm hezitime, ata asnjë hap drejt nesh”, deklaroi Kurti.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME