Kurti me akuza për pushtetet e kaluara nga Urologjia: Për 20 vjet s’ka pasur investim, por vetëm degradim

Kryeministri Albin Kurti ka thënë sot se për 20 vite nuk ka pasur investime në Klinikën e Urologjisë në QKUK, por vetëm degradim. Gjatë përurimit të transforimimit të kësaj klinike, ai tha se përgjatë dy dekadave janë degraduar kushtet si për pacientët ashtu edhe për mjekët dhe infermierët.

“Mirëmëngjes të gjithëve dhe faleminderit që na jeni bashkuar në këtë përurim të rëndësishëm të transformimit të Klinikës së Urologjisë, me rreth 1.2 milion euro investim, pasi që përreth 20 vjet nuk ka pasur investime, por ka pasur vetëm degradim të kushteve si për pacientët ashtu edhe për mjekët e për infermierët”, tha ai.

Tutje, ai deklaroi se nuk mjafton që klinikat të jenë vetëm objekte por duhet të jenë vende që shërbejnë për shërimin e pacientëve.

“Unë duke ju falënderuar drejtorit të Klinikës, Petrit Nura, kisha kënaqësinë që të shoh se si këto nëntë dhoma me nga tre shtretër i kanë kushtet moderne, gjë që është tejet vendimtare si për shërimin e pacientëve ashtu edhe për kujdesin profesional të cilët e japin me përkushtimin e tyre maksimal të gjithë mjekët dhe infermierët. Secila dhomë e ka klimatizimin qendror, e ka furnizimin me oksigjen dhe e ka mundësinë për ta thirrur në çdo kohë infermieren prej shtratit ku ndodhet pacienti dhe në të njëjtën kohë ka edhe riparim tejet të rëndësishëm të tualeteve, me ç‘rast e kemi edhe një shtesë për personat me aftësi të kufizuara. Pra, nuk mjafton spitali, klinika të jenë godina, ato duhet të jenë vende që japin shpresë për pacientët për shërim të shpejtë dhe të plotë”, ka thënë tutje ai.

Në këtë përurim, i pranishëm me Kurtin ishte edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia./Gazeta10

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights