“Kriminelët duhet të kalben në burg, drejtësia të mos vonohet”, reagon publikisht vëllai i Liridonës

Vëllai i Liridona Ademajt, Leonard Ademaj ka kërkuar drejtësi të shpejtë dhe pa gabime për vrasjen e motrës së tij, e cila dyshohet se u privua nga jeta me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murselit.

Ai tha se thënë se personat që e vranë motrën e tij duhet të kalbën në burg, derisa shtoi se Liridona duhet të varroset në fshatin e saj.

“Atë na e morën kriminelët dhe krejt çfarë duam ne është drejtësi. Ne duam drejtësi të shpejtë dhe profesionale, pa vonesa dhe pa gabime. Kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Shpresoj që institucionet do të na lejojnë që Liridonen ta kthejmë nesër aty ku e ka vendin, në shtëpinë e saj“, ka shkruar ai.

Tutje, Ademaj tha se Liridona u vra në mënyrë mizore.

Po ashtu, ai falënderoi të gjithë njerëzit për ngushëllimet dhe mbështetjen.

“Në emër të familjes ju falenderoj për ngushëllimet që na keni ofruar, për reagimet publike të mijëra njerëzve dhe për mbështetjen që na keni dhënë. Liridona ka qenë grua e fortë dhe pozitive, nënë e përkushtuar dhe familjare e dashur“, tha Leonardi në Facebook.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights