Krejt çka dihet për aksionin e sotëm të Policisë për kapjen e grabitësve të argjendarisë në Suharekë

Tetë ditë pas grabitjes së armatosur në një argjendari në Suharekë, një operacion i gjerë i Policisë, në shtatë lokacione të ndryshme në tri komuna, rezultoi me një të dyshuar të neutralizuar, disa të arrestuar, ndërsa një person mbetet në kërkim.

Sipas Policisë, i dyshuari shtiu me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve, derisa përpos Prishtinës operacioni është kryer edhe në Fushë-Kosovë dhe Carralevë.

“Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar ta përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor”, thuhet në njoftimin e Policisë dhe Prokurorisë.

Polici i plagosur, sipas njoftimit zyrtar, është jashtë rrezikut për jetën.

Personi i eliminuar nga Policia gjatë aksionit është Dukagjin Gashi.

Në mesin e të arrestuarve janë: K.G., B.B., L.C. dhe T.B.

“Personat e dyshuar kanë të kaluar kriminale me dyshimet e bazuara për përfshirje në vepra penale, si: vrasje, grabitje, vjedhje e rëndë, sulm, kanosje, lëndim trupor, detyrim, armëmbajtje pa leje etj”, thuhet në njoftimin e Policisë dhe Prokurorisë.

Më 22 Nëntor, katër persona të maskuar kryen një grabitje të armatosur në Suharekë, në të cilën një polic ishte plagosur dhe një tjetër ishte lënduar.

Lidhur me rastin, më herët janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, dy prej të cilëve janë ende në paraburgim dhe një është liruar në procedurë të rregullt. /atvlive.tv

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights