Sallat e kolegjit më të madh jopublik në vend u mbushën plot me maturantë nga e gjithë Kosova.
Këta maturantë pritet të tregojnë rezultate më të mira në provimin shtetëror të maturës, falë kurseve falas që organizoi Kolegji AAB.
Këta nxënës që tashmë kanë përfunduar klasën e 12-të, mësime morën për Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze dhe Matematikë.
Me po kaq rëndësi të madhe organizimin e kurseve po e shohin edhe vetë studentët e ardhshëm, që pas pak ditësh do t’i nënshtrohen testit të maturës.
Këtë vit numri i nxënësve pjesëmarrës do të jetë mbi dy mijë.
Kurset përgatitore për maturantët, po mbahen edhe në degët e tjera të kolegjit AAB, në Ferizaj e në Gjakovë. /atvlive.tv