Kina pritet të shfrytëzojë luftën në Ukrainë për të aneksuar territore strategjike në Rusi

Një dokument i brendshëm i shërbimit të sigurisë ruse (FSB) ka dalë në dritë, duke zbuluar shqetësimin e Moskës se Kina mund të synojë të aneksojë pjesë të territoreve të saj në Lindjen e Largët, përfshirë qytetin strategjik të Vladivostokut.

Në dokument, Kina përmendet si “armik” dhe shprehet frika se Pekini po përpiqet të minojë integritetin territorial të Rusisë nën maskën e marrëdhënieve miqësore.

Ky shqetësim është ngritur edhe pse Rusia dhe Kina promovojnë një “partneritet pa kufij”. Megjithatë, dokumenti tregon një “luftë të heshtur” mes dy shteteve, me aktivitete të spiunazhit dhe përpjekje për të minuar besimin reciprok, shkruan newsweek.

FSB-ja thekson se Kina ka intensifikuar aktivitetet e saj përgjatë një kufiri prej 4200 kilometrash dhe ka përdorur kartat për të promovuar pretendimet territoriale, duke përdorur emra kinezë për qytete si Vladivostoku.

Gjithashtu, Pekini ka shprehur interes për Arktikun dhe Rrugën Detare të Veriut, duke i parë ato si rrugë të mundshme për transportin e mallrave nga Azia në Evropë.

Për më tepër, Kina ka përdorur lidhjet akademike për të rekrutuar rusë dhe ka ushtruar presion për të mbledhur informacione të ndjeshme.

Në anën tjetër, Rusia ka shprehur shqetësime për mundësinë e spiunazhit nga ana e Kinës, duke theksuar se agjentët kinezë mund të mbledhin informacione për teknologjinë perëndimore të përdorur në Ukrainë dhe të rekrutojnë informatorë brenda strukturave ruse.

Ky dokument hedh dritë mbi tensionet e fshehura mes dy fuqive, të cilat, megjithatë, vazhdojnë të mbajnë një fasadë të unitetit në skenën ndërkombëtare. /Telegrafi/

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here