Kina: Nëse SHBA dëshiron luftë, ne jemi gati

Presidenti amerikan Donald Trump mbajti një fjalim në Kongres. Ai foli për dy orë të plota. Fjalimi është fjalimi i parë kryesor i Trump që nga kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë. Ai foli për vendimet që kishte marrë deri më tani, për Ukrainën, doganat, emigrantët.

Trump dyfishoi tarifat për importet kineze nga 10 për qind në 20 për qind dje me urdhër ekzekutiv. Shtëpia e Bardhë e justifikon rritjen duke përmendur problemin e kontrabandës së vazhdueshme të fentanilit të prodhimit kinez në Shtetet e Bashkuara.

Në momentin që fjalimi i Donald Trump po përfundonte, ambasada kineze bëri një postim në rrjetet sociale.

“Nëse doni luftë, ne do të luftojmë deri në fund”

“Nëse lufta është ajo që dëshiron SHBA-ja – qoftë ajo një luftë tarifash, një luftë tregtare apo ndonjë lloj tjetër lufte – ne jemi të përgatitur të luftojmë deri në fund”, thuhet në postim.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here