“Ka me vdekë”- Shefqet Krasniqi shpreh dhimbje për Shkurte Fejzën që s’është fetare

Hoxha Shefqet Krasniqi ka thënë se i dhimbset këngëtarja Shkurte Fejza, meqë s’është fetare.

Krasniqi tha se Fejza e ka vdekjen afër dhe se dëshiron që ajo të jetë fetare.

“Muzika në përgjithësi për mua është diçka jo e pëlqyeshme, sepse fetarisht s’është e pëlqyeshme, e tani ajo dallon shkallë-shkallë. Mua më intereson teksti, tani në bazë të tekstit mund ta vlerësoj. Shkurta në përgjithësi tekstet i ka të mira, e mua më dhimbset kjo Shkurta shumë se duket me kanë një grua e mirë, që nuk është edhe fetare aq sa duhet, ndoshta një ramazan e ka, por pak është. Do të doja shumë që Shkurta si një figurë shumë e njohur e kombit tonë, me qenë edhe fetare sepse edhe Shkurta ka me vdek si unë, edhe hiç larg se ka se i ka bë do vjet të mira, e kur të vdes pastaj fama nuk të kryen punë oj motër, leku nuk të kryen punë, asgjë pos veprave të mira”, tha Krasniqi në Tëvë 1.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights