18.4 C
Pristina
E shtunë, 15 Qershor, 2024

Jashari ngre dyshimet e para për vdekjen e Liridona Murselit: Po ngjanë me vrasje të planifikuar, grabitësi nuk grabitë vetura

Avokati, Arber Jashari përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se rasti i djeshëm ku mbeti e vrarë nga grabitësit, Liridona Murseli, më shumë ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar.

Jashari për këtë deklaratë të dhënë ka treguar edhe arsyet, kështu duke cekur se grabitësit zakonisht kanë target bankat, veturat që bartin para e bizneset qe kanë shumë qarkullim, por sipas tij, grabitësi nuk grabitë vetura private.

“Është pak e besueshme qe grabitësit të jenë ndjerë të rrezikuar, e sidomos nga një grua”, shkruan Jashari tutje.

Shkrimi i plotë:

Pse akti i mbrëmshëm kriminal në Prishtinë, më shumë ka karakteristikat e një vrasje të planifikuar se sa grabitje?

Grabitesi nuk grabitë vetura private, sepse ai nuk rrezikon për pak. Grabitësit zakonisht kanë target bankat, veturat që bartin para, bizneset qe kanë shumë qarkullim(marketet, pikat e karburanit etj.), vëndet që kanë gjera me vlerë (ari psh.)

Grabitësi e di, qe sot njerzit nuk mbajnë shumë para me vete, e as shumë stoli ose gjëra tjera të çmuara. Është zor e besueshme qe grabitësit marrin telefona.

Grabitsi nuk ka qellim vrasjen. Ai qellim primar e ka të ushtroj frikë në mënyrë qe ta marr plaçken. Grabitësi vret veq kur i rrezikohet jeta ose zbulimi i identitetit.

Është pak e besueshme qe grabitësit të jenë ndjerë të rrezikuar, e sidomos nga një grua.

Uroj qe ky rast te zbardhet shpejtë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights