Iu ndalua vozitja para disa ditësh, shoferi kapet sërish nga Policia – i hiqet patentë shoferi dhe i konfiskohet vetura

Nga 3 prilli 2024, në Kosovë ka nisur së zbatuari Ligji i ri për rregullat e trafikut rrugor, i cili ka për qëllim veçanërisht rritjen e sigurisë rrugore dhe parasheh masa më të ashpra ndëshkuese për kundërvajtësit.

Një dënim të ashpër e ka marrë një shofer në Mitrovicë, i cili është kapur në flagrancë disa ditë pasi iu ndalua vozitja.

Për pasojë, Policia ia ka marrë patentë shoferin dhe i është konfiskuar vetura.

“Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin nën masën mbrojtëse të ndalimit për vozitje të shqiptuar ditë parë.

Ndaj kundërvajtësit, është shqiptuar gjobë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patentë shoferit për gjashtë (6) muaj, si dhe i është konfiskuar përkohësisht automjeti po ashtu me masë aktive për gjashtë muaj.”

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here