“Ishte e panevojshme” – Gjyqtari i Speciales nervozohet kur gazetari nis të flas për masakrat e Serbisë në Kosovë

Në Gjykatën Speciale po vazhdon gjykimi ndaj katërshes së madhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një moment, gjersa gazetari Nuhi Bytyqi po merrej në pyetje nga avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, pati një moment tensionimi, shkruan lajmi.net.

Gjersa Bytyqi po fliste për udhërat që i kishin ardhur nga prokuroria për t’ia dorëzuar materialet që ka incizuar në luftë, një deklaratë e tij nxiti reagimin e ashpër të gjykatësit Charles Smith.

Ai tha se në mesin e materialeve që ia ka dorëzuar prokurorisë, ka shumë material për viktimat dhe masakrat e Serbisë në Kosovë.

“Në mesin e materialeve që kam dorëzuar për prokurorinë, kam dorëzuar material për viktimat dhe të mbijetuarit e masakrave në Kosovë, dhe për asnjë prej këtyre materialeve nuk u pyeta dje nga prokuroria”, tha ai.

Kjo nxiti reagimin e ashpër të Smithit që i kërkoi Bytyqit ta ndalojë deklaratën dhe të flasë vetëm për atë që pyetet.

“Kjo ishte e panevojshme”, tha ai./Lajmi.net/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights