Në Xhaminë e Shahit në Teheran, një nga më të rëndësishmet në Iran, është ngritur flamuri i kuq, një simbol i rrallë, por shumë domethënës në traditën shiite.
Flamuri i kuq lidhet me historinë e Imam Huseinit, nipit të Profetit Muhamed, i cili u vra në betejën e Karbalas në vitin 680. Për myslimanët shiitë, ky flamur përfaqëson gjakderdhjen e padrejtë dhe është një thirrje për hakmarrje dhe drejtësi.
Ngritja e këtij flamuri ndodh zakonisht në momente shumë të rëndësishme dhe shihet si paralajmërim për ndonjë reagim të ashpër. Kësaj here, veprimi vjen pas sulmit të Izraelit ndaj infrastrukturës bërthamore të Iranit.
Sipas analistëve, me këtë simbol, autoritetet iraniane po dërgojnë një mesazh të qartë se do të përgjigjet. Ky veprim tregon se vendi është i përgatitur për të reaguar ushtarakisht.
Edhe udhëheqësi Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, paralajmëroi Izraeli dhe theksoi se republika islamike do të hakmerret.
“Izraeli duhet të parashikojë një ndëshkim të rëndë! Ata kanë kryer një krim ndaj vendit tonë të dashur dhe ushtria jonë nuk do t’i lënë ata të pandëshkuar”- tha Khamenei.
Ai shtoi se: “Me këtë krim, regjimi sionist i ka përgatitur vetes një fat të hidhur dhe të dhimbshëm, të cilin patjetër do ta shohë”.