IPKO i dhuron Onkologjisë donacion 6 televizorë, për pacientët që trajtohen me kimioterapi

Kompania IPKO, ka dhuruar donacionin e radhës për Klinikën e Onkologjisë, të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Dorëzimin e donacionit e ka bërë drejtori gjeneral i IPKO-s, z. Andras Pali, kurse të pranishëm ishin u.d. drejtori Departamentit Shëndetësor në ShSKUK, Dr. Ardian Shefkiu dhe u.d. drejtori i QKUK-së, Osman Hajdari dhe drejtori I Klinikës ë Onkologjisë, Dr. Ilir Kurtishi, të cilët e kanë falënderuar këtë kompani për donacionin.

Në donacion përfshihen 6 televizorë për pacientët që trajtohen me kimioterapi në këtë klinikë si dhe shërbimet e televizionit kabllor që ofrohen për 3 vjet më radhë.

Më herët janë dhuruar 400 pako esenciale për pacientët që po trajtohen me kimioterapi, 5 shtretër kimioterapie, 100 proteza të gjirit dhe 100 sytjena të nevojshme pas trajtimit të kancerit të gjirit, 38 paruke si dhe shërbime të internetit dhe televizionit digjital për 3 vite.

Për Klinikën Onkologjisë në QKUK, IPKO kishte dhuruar edhe sistemin e sofistikuar të ultrazërit, PhilipsClearVue 650 për Klinikën e Onkologjisë, i cili zbulon kancerin në fazat e hershme të tij.

Donacione kishte dhuruar edhe për Repartin e Hemato-Onkologjisë në Klinikën e Pediatrisë, 150 komplete set çarçafësh, 100 çarçafë, 70 jorgan, 100 jastëk, një makinë larëse dhe një makinë tharëse, të identifikuara si nevoja esenciale për këtë klinikë. Poashtu, 5 inkubatorë të rijnë për Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në vitin 2012.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here