Investitori i famshëm Warren Buffett: Taksat e Trumpit “Akt lufte”

Warren Buffett, investitori i famshëm që drejton konglomeratin Berkshire Hathaway, tarifat e presidentit Donald Trump i ka cilësuar si “akt lufte”.

“Me kalimin e kohës ato janë sulme ndaj mallrave”, ka thënë Buffet teksa ka komentuar ndikimin e taksave.

Ai ka paralajmëruar se taksat e Trumpit ndaj shteteve të tjera mund të rezultojnë me ngritje të çmimeve në SHBA.

Presidenti Trum ka vendosur taksa ndaj Kanadasë dhe Meksikës. Të hënën ka thënë se do të ketë 25 për qind taksë ndaj importeve nga Meksika dhe Kanadaja, ndërkaq edhe 10 për qind shtesë në taksat ekzistuese ndaj mallrave kineze.

“Në ekonomi gjithmonë duhet të bësh pyetjen: ‘çfarë pastaj?’. Çmimet do të jenë më të larta në 10 vite nga tani, 20 ose 30 vite nga tani”, ka thënë Buffett.

Ai është pyetur edhe për përfshirjen e Elon Musk në administratën e Trumpit, për ka shmangur pyetjen.

“Më mirë të mos përfshihem në këtë. Kam folur me Elonin disa herë”, ka thënë Buffett duke qeshur.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here