“Ikni nëse doni të shpëtoni gjallë”, Irani nis një sulm të kombinuar me dronë dhe raketa në Izrael

Irani ka njoftuar se ka nisur një sulm të kombinuar me dronë dhe raketa në Izrael, më saktë në Tel Aviv dhe Haifa.

Këtë e ka bërë të ditur televizioni shtetëtor iranian.

Televizioni shtetëror iranian, duke cituar ushtrinë, tha se Republika Islamike kishte lëshuar një paralajmërim për banorët e “territoreve të pushtuara” – siç e quan Irani Izraelin – të evakuohen “nëse duan të qëndrojnë gjallë”.

Kjo pasi Irani synon sulme tjera ndaj infrastrukturës izraelite.

Televizioni raporton gjithashtu se ushtria ka urdhëruar evakuimin e selisë së stacioneve televizive izraelite Channel 12 dhe Channel 14, në përgjigje të një sulmi të mëparshëm izraelit në selinë e televizionit shtetëror iranian në Teheran.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here