I plagosuri me thikë në Deçan në gjendje kritike për jetën

Personi që është therur me thikë mbrëmë në Deçan, është në gjendje kritike për jetën. Kështu ka kuptuar Klan Kosova nga burimet e veta brenda QKUK-së ku edhe po trajtohet pacienti me iniciale Y.M.

Ndërkohë, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë për Klan Kosova se i dyshuari është në arrati dhe se prokurori i rastit e ka dhënë autorizimin për arrestimin e tij.

Nikçi poashtu e ka konfirmuar se gjendja e personit në fjalë është kritike.

Për rastin ka njoftuar edhe policia e Kosovës përmes raportit të sotëm, ku thuhet se i dyshuari pasi kishte sulmuar viktimën me thikë, është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. I dyshuari sipas burimeve të Klanit, është nga fshati Irzniq i Deçanit.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është therë me një mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Deçan, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thotë policia.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here