I nxitur nga Vuçiq? Kryeparlamentari serb i Malit të Zi me retorikë kundër Kosovës

Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, foli për disa “koordinata” të identitetit serb, siç tha, duke e përmendur Kosovën.

“Identiteti ynë është i përcaktuar me Amanetin e Kosovës …”, tha ai.

Ai tutje tha se serbët duhet të sillen në harmoni dhe mirëkuptim për njëri-tjetrin.

Nga një fshat në Republika Srpska, ai tha se serbëve në Leposaviq iu ndalua ta shfaqin flamurin serb.

Kërkoni produkte në foleja.com

I nxitur nga Vuçiq? Kryeparlamentari serb i Malit të Zi me retorikë kundër Kosovës

Lajme
Gazeta Express12/05/2024 17:56
Kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Andrija Mandiq, foli për disa “koordinata” të identitetit serb, siç tha, duke e përmendur Kosovën.

“Identiteti ynë është i përcaktuar me Amanetin e Kosovës …”, tha ai.

Lexo Edhe:

Bëjeni këtë dy herë në ditë – dhimbjet e kyçeve do të zhduken!

Vuçiq: S’jam i lumtur me reagimin e Departamentit të Shtetit, Qeverinë e z…
Ai tutje tha se serbët duhet të sillen në harmoni dhe mirëkuptim për njëri-tjetrin.

Nga një fshat në Republika Srpska, ai tha se serbëve në Leposaviq iu ndalua ta shfaqin flamurin serb.

“Nuk duam të na ndodhë ajo që po ndodh me bashkatdhetarët tanë në Kosovë. Sot në ditën e Shën Vasilit të Ostrogut nuk lejohen ta përhapin trengjyrëshin serb në Leposaviq. Kështu na dënuan për trengjyrëshin: të arrestuar, të rrahur, të gjykuar.

E kuptoj që nuk mund të jetë mirë për të gjithë kombin tonë, nëse një pjesë e tij është e keqe. Më vjen keq veçanërisht që populli ynë është i kërcënuar në Kosovë, pasi ju keni kaluar një kalvar të tmerrshëm këtu”, tha Mandiq.

Duke komentuar paralajmërimin se Mali i Zi do ta mbështesë rezolutën për Srebrenicën në OKB me dy amandamentet e propozuara, Mandiq tha se po bëjnë presion që kjo të mos ndodhë.

“Këto ditë ne po i bëjmë presion kryeministrit Spajiq dhe Qeverisë së Malit të Zi që të heqin dorë nga vendimi i shpallur për ta mbështetur një rezolutë në OKB dhe Asamblenë e Përgjithshme që ka për qëllim popullin serb dhe kundër Republika Srpska-s dhe Serbisë. Dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Mandiq.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights