Ky është biznesmeni 52-vjeçar, Eduart Reçi, i cili humbi jetën në mënyrë misterioze mbrëmjen e djshme në kryeqytet. Më herët, u mësuan detaje në lidhje me ngjarjen.
Sipas informacionve, Reçi po qëndronte jashtë pallatit të tij në rrugën ‘Faik Konica’ pranë rrugës së Elbasanit, teksa është goditur me një plumb në kokë. Reçi u dërgua me urgjencë në spitalin e Traumës por nuk ka mundur që të mbijetojë.Ndërkohë, për sa i përket autorin, i cili është në arrati, nuk ka ende detaje apo të dyshuar. Sipas familjes, Reçi nuk ishte në armiqësi me askënd.