Një përballje e tensionuar shpërtheu në episodin e fundit të Kojshia Shoë, ku të ftuar ishin Hoxhë Feim Dragusha dhe Enver Çocaj nga Lëvizja për Rikthim. Tema e debatit ishte konvertimi fetar, por gjithçka doli jashtë kontrollit kur debati u kthye në akuza personale dhe fyerje të rënda.
Situata doli jashtë kontrollit në Kojshia Show, kur Hoxhë Feim Dragusha reagoi ashpër ndaj fyerjeve të vazhdueshme të Enver Çocajt, duke e akuzuar për sjellje të paturpshme ndër vite.
Pasi Hoxha ia përmendi të kaluarën, Enveri u ngrit dhe tentoi të përplasej fizikisht me të, duke detyruar moderatorin të ndërhyjë.
Për të parë momentin kur përplasja shkon drejt rrahjes dhe ndërhyn moderatori, shikoni videon më poshtë: