Hoti: Kosova të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, është e vetmja derë ku duhet trokitur

Ish-kryeministri, Avdullah Hoti ka thënë se Kosova duhet sa më parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, duke potencuar se shtatori i vitit 2022 nuk duhet mbetet momenti i vetëm kur vendi ynë u nderua dhe u respektua nga ajo.

Përmes një postimi në Facebook, Hoti thotë se qeveria e ardhshme e Kosovës duhet me patjetër të jetë proamerikane, profesionale e me program të qartë, e mbi të gjitha e guximshme për të marrë vendime të mëdha që e nxjerrin vendin nga bataku ku është futur vitet e fundit.“Kosova duhet sa më parë të kthehet në Shtëpinë e Bardhë, që është e vetmja derë ku duhet trokitur për të siguruar njohje e anëtarësime të reja, për projekte madhore infrastrukturore e energjetike, për anëtarësim në NATO e në organizata të tjera, dhe për të marrë garancitë për siguri kombëtare. Shtatori i vitit 2020 nuk duhet të mbetet momenti i vetëm kur Kosova u nderua dhe u respektua nga Shtëpia e Bardhë”.

“Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë qartë proamerikane, profesionale e me program të qartë, e mbi të gjitha e guximshme për të marrë vendime të mëdha që e nxjerrin vendin nga bataku ku është futur vitet e fundit”, ka shkruat Hoti.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here