Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, ka qëndruar në Ferizaj në kuadër të tubimeve që po bën në qytetet e Kosovës pak muaj para zgjedhjeve.
Ai tha se atje mori mbështetje të fuqishme dhe shtoi se Kosova ka burra e gra të zot për zhvillimin e vendit.
Mbështetje e fuqishme në Ferizaj. Kosova ka gra e burra që janë të zotë për ta zhvilluar vendin. Ka të rinj të përgatitur që janë të gatshëm të marrin përgjegjësi. Nuk guxojmë të ndalemi. Kosova duhet të ecë përpara!”, ka shkruar ai.
Nga fotografitë e publikuara u pa edhe kryetari i partisë, Memli Krasniqi, derisa mbante fjalim para të pranishmëve.