Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë me dije se fitorja e kësaj partie po vjen.
Ai dje ka mbajtur tubime elektorale në disa fshatra të Prizrenit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamza ka shkruar se vendosmëria e mbështetësve të PDK-së për fitore është e madhe.
“Gjithçka bëhet e mundshme kur bashkohemi. Edhe Kosova mundet ma mirë. Edhe fitorja jonë po vjen, sepse jemi të bashkuar! Vendosmëria e Zhurit, Hasit, Piranës dhe Hoçës së Prizrenit për #MaMirë është e madhe. #PDK131”, ka shkruar Hamza.