Njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës Jusuf Buxhovi, mbrëmë, në Emisionin Pressing ka folur rreth themelimit të kësaj partie në vitin 1989 dhe aktivitetin që është bërë asokohe.
Duke folur për zhvillimet Buxhovi ka thënë se ka arkivuar procesverbale nga mbledhjet themeluese të LDK’së gjithandej Kosovës duke përmendur degën në Skënderaj.
Njëri nga themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës Jusuf Buxhovi, mbrëmë, në Emisionin Pressing ka folur rreth themelimit të kësaj partie në vitin 1989 dhe aktivitetin që është bërë asokohe.
Duke folur për zhvillimet Buxhovi ka thënë se ka arkivuar procesverbale nga mbledhjet themeluese të LDK’së gjithandej Kosovës duke përmendur degën në Skënderaj.
Ai ka përmendur rastin e Hamëz Jasharit, vëllait të Ademit, i cili vite më vonë, më 1998 ishte vrarë në përballje me forcat serbe në Prekaz.
“Po e jap vetëm të Skënderajt… ku ka qenë familja e Adem Jasharit, Hamza, ka qenë njëri prej nismëtarëve të atij procesi… të LDK’së. Kaa dështu për dy vota nuk është pranu…” ka thënë Buxhovi.
Duke shtuar më tej, se Hamza Jashari nuk kishte arritur të marrë vota të mjaftueshme për t’u bërë anëtar i kryesisë së LDK’së në Skënderaj.
“…Anëtar i kryesisë së LDK’së së degës atje. Nuk është problemi i atyne dy votave, është problemi cka kanë folë njerëzit kundër tij aty. Nuk po du me tregu cka kanë folë, por unë i kom rujt ato, i kom deponu në dy arkiva jashtë me shifër sepse po të dalin ato vrahen njerëzit, sepse shumëkush që dalin nëpër studio, trima anej-knej kanë folë edhe gjana… Ai (Hamza) ka qenë nismëtar i ka mbledh ato e ka ba organizmin …” ka thënë Buxhovi.
Ndaj këtyre deklaratave të Buxhovit ka reaguar Ahmet Jashari, publicist, i cili thotë se ka qenë në mbledhjen ku Hamëz Jashari është zgjedhur Kryetar i Nëndegës së LDK’së në Prekaz të Poshtëm.
“Historiani, Jusuf Buxhovi, ka dhënë mbrëmë në emisionin “Presing” në T7, një deklaratë që krijon konfuzion dhe nxitë dramaticitet lidhur me angazhimin e Hamzë Jasharit në LDK. Diçka që nuk është përmendur asnjëherë nga themeluesit e LDK në Skënderaj. Diçka që tingëllon nxitëse dhe e papërgjegjshme. Nuk e di çka ka aludu Buxhovi, por e di, (meqë kam qenë i pranishëm si i ri) në një mbledhje të mbajtur në shkollën fillore në lagjen Kodra, Hamza është zgjedhur kryetar i nëndegës së LDK -së për Prekazin e Poshtëm”ka thënë Jashari në një reagim dërguar Gazetë Express.
Sipas tij, Hamza Jashari kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë disa javë më pas.
“Vetëm disa javë më pas, nuk e di saktë sa, në mbledhjen tjetër në të njëjtin vend Hamza ka dhënë dorëheqje nga LDK dhe si arsyetim e ka dhënë faktin se në programin e LDK -së nuk parashihet edhe lufta si opsion për çlirimin e Kosovës!”, ka theksuar Jashari.