Analisti nga Shqipëria, Ilir Kulla, ka bërë një koment të çuditshëm rreth përshëndetjes me dorë në Turqi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit turk, Rexhep Erdogan.
Gjatë pritjes dhe përshëndetjes në Ankara, Erdogani shihet duke e tërhequr pak Kurtin drejt hyrjes, përderisa duart i kishin ende të shtrënguara.
Për vizitën e Kurtit në Turqi, analisti Kulla në televizionin Tëvë1 tha: “Është një lajm shumë i rëndësishëm. Është një lajm i rëndësishëm në një kohë të vështirë dhe të rëndësishme. Pra, krijimi i një aleance strategjike për mbrojtjen e Kosovës mes Turqisë dhe Kosovës në këto kushte është një lajm shumë i mirë.”
Për ta mbështetur komentin e tij, Kulla kaloi te analizimi i gjuhës së trupit të presidentit turk, duke pretenduar se ajo ia vërteton fjalët analistit.
“Shiko veprimin, gjuhën e trupit që ka Erdogani. Shih si e tërheq me dorë – “Hajde, biri im, këtu” – se unë e kam takuar vetë, herën e fundit në Sarajevë, para pesë vjetësh, kam ndejtë tre orë e gjysmë me [të].”