Gruaja e Milan Radoiçiqit po intervistohet në polici

Ema Radojiçiq, bashkëshortja e Milan Radoiçiqit, ndodhet në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të TËVË 1.

Sipas këtyre burimeve, ajo e shoqëruar nga avokati i saj, është duke u intervistuar në këto çaste nga hetuesit e Departamentit të Krimeve të Rënda.

Nuk dihet nëse ajo është paraqitur vetë në polici.

Ndryshe, Ema Radojiçiq pati ikur nga Kosova menjëherë pas sulmit në Banjskë, më 24 shtator të vitit të kaluar dhe prej atëherë ka qëndruar në Serbi.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here