Një grafit me mbishkrimin famëkeq në gjuhën serbe dhe alfabetin cirilik “Kad se vojska na Kosovo vrati” (Kur ushtria të kthehet në Kosovë), është vendosur mbrëmjen e djeshme në rrugën kryesore të qytetit të Kollashinit në Mal të Zi.
Ky akt është cilësuar si provokim i hapur ndaj shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi, por edhe ndaj vizitorëve nga trojet shqiptare që frekuentojnë zonën turistike të këtij qyteti malor.
Nuk është hera e parë që shfaqen të tilla parulla.Grafite me të njëjtin përmbajtje janë parë edhe më herët në disa qytete të Serbisë dhe Bosnjës.
Po ashtu tifozët e klubit të futbollit “Crvena Zvezda” (Ylli i Kuq), gjatë një ndeshjeje miqësore kundër Fiorentinës , shpalosën një banderolë me të njëjtin mesazh, duke shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.