“Gomat e verës”, shikoni si kjo veturë rrëshqet në afërsi të “Rrugës B” në Prishtinë

Si pasojë e reshjeve të borës është vështirësuar tej mase qarkullimi nëpër rrugët e kryeqytetit, duke rrezikuar pjesëmarrësit në komunikacion.

Faqja “Prishtina” në Facebook ka publikuar një video nga një rrugë e lagjes “Mati1” në kryeqytet ku shihet një veturë teksa rrëshqet në rrugën e mbuluar me borë.

Vetura përplaset me një veturë tjetër dhe rrezikon këmbësorët dhe pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama u ka bërë apel qytetarëve për kujdes në trafik, pas të reshurave të dendura të borës.

Ai përmes një postimi në Facebook u shpreh se po punohet pa ndërprerë për të pastruar rrugët.

“Të dashur qytetarë. Ju lutem të keni kujdes dhe të ndiqni rregullat gjatë vozitjes në këtë periudhë të vështirë me borë, duke pasur parasysh se po bie vazhdimisht”.

“Edhe pse Kryeqyteti po punon pa ndërprerë për të pastruar rrugët është e rëndësishme që të kujdesemi për sigurinë tonë dhe të tjerëve. Ju lutem kujdes, ruani distancën e sigurt në rrugë”, ka shkruar Rama.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights