Gjykata e Vranjës e dënon Ragmi Mustafin për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar para 2 vitesh në Bujanoc

Ish-kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Serbi, Ragmi Mustafi, ka treguar se për herë të pestë, pas më shumë se dy vitesh nga përfundimi i mandatit si Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar është dënuar për shkak të ngritjes së flamurit kombëtar shqiptar.

Këtë dënim ai e ka quajtur absurd dhe përndjekje e hapur ndaj simbolit kombëtar shqiptar nga Serbia.
Ai ka thënë se nuk është vetëm tek flamuri, por edhe te liria e shprehjes dhe së drejtës për të ekzistuar.

“Sot, për herë të pestë, pas më shumë se dy vitesh nga përfundimi i mandatit si Kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar, u dënova për ngritjen e flamurit kombëtar shqiptar. Ky është një absurd dhe përndjekje e hapur ndaj simbolit tonë kombëtar, që nuk është gjë tjetër veçse përpjekje për përndjekje politike, me qëllim frikësimin dhe censurimin e atyre që shprehin hapur identitetin e tyre kombëtar. Ky akt është presion kundër të ndryshmes dhe intolerancës ndaj të tjerëve, një qasje diskriminuese ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Nuk është vetëm tek flamuri, por liria jonë e shprehjes, e drejta për të ekzistuar dhe për t’u identifikuar si shqiptarë”.

“Fakti që një veprim simbolik si ky, trajtohet ende me ndjekje kundërvajtjeje tregon se sa larg ka shkuar kjo fushatë ndaj të drejtave tona. Kjo ‘baltosje’ e vazhdueshme, është si përpjekje për të dobësuar kauzën tonë për identitet dhe dinjitet. Lufta jonë për të drejtat tona vazhdon, pa marrë parasysh pengesat apo presionet që na bëhen. Nuk jam më në krye të Këshillit Kombëtar Shqiptar as punonjës i këtij institucioni siç deklarova në gjykatën e Vladiçki Han-it, dhe thash megjithatë, po të isha përsëri në të njëjtën situatë ose në një funksion tjetër, me vetëdije të plotë do të bëja të njëjtën gjë, pavarësisht pasojave”, thuhet në njoftim. /Gazeta Express

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here