Lajme

Gjendet pa shenja jete një grua në Prishtinë

Një grua është gjetur pa shenja jete dje në shtëpinë e saj, kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës, pasi që rastin e kishte raportuar një grua e cila ishte kujdesur për viktimë, shkruan Gazeta Sinjali.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në obduksion.

Rasti në polici është cilësuar si “Vdekje e dyshimtë”

LEXO EDHE:  Ndahet nga jeta veterani i UÇK-së, doktor Shukri Gërxhaliu