Personi që është raportuar i zhdukur që nga 22 maj është gjetur sot nga policia në gjendje të mirë shëndetësore.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se gjendja e Gëzim Trakaniqi e përgjithshme është e mirë.
“Po është gjetur nga policia në Gjakovë, janë duke u kryer procedurat, ndërkohë gjendja e tij shëndetësore është mirë”, tha ai.