Gjenden dy burra të vdekur në rrugë – Policia nis hetimet

Dy burra janë gjetur të vdekur në rrugë. Njëri rast ka ndodhur në Fushë Kosovë e tjetri në fshatin Komoran të Drenasit.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast.

“Rr. Pajazit Islami, Fushë Kosovë 24.11.2023 – 08:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga një dëshmitar rasti i cili është dërguar në QKUK, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Fsh. Komoran, Gllogoc 24.11.2023 – 18:18. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë nga disa kalimtar. I njëjti është marrë nga autoambulanca dhe nga mjekët e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Gllogoc është konstatuar se i njëjti ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights