Gërvalla: Letra për Asociacionin hap jo i lehtë, por një qeveri serioze zgjidh probleme, në vend që të ankohet

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla tha se janë “gabime të pafalshme” çështjet si ajo e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por tha se Qeveria duhet të gjejë zgjidhje.

Kryediplomatja i tha se “Qeveria e Kosovës është duke e përgatitur një draft Statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe” presidentit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Theodoros Rousopoulos, në një letër që ia dërgoi adje.

“Ne duhet të gjejmë zgjidhje, një nga një, me maturi por edhe me pak guxim, edhe për temat të cilat i kemi trashëguar, të cilat unë i konsideroj gabime të pafalshme, por një qeveri serioze zgjidh probleme në vend që të ankohet për gabimet e së kaluarës. Prandaj angazhimi ynë është shumë i sinqertë dhe shumë serioz, por ne presim që partnerët tanë ndërkombëtarë ta vlerësojnë këtë”, tha Gërvalla në një konferencë për media.

Ajo tha se “nuk është i lehtë për Qeverinë e Kosovës ky hap”, të cilin e quajti “të rëndësishëm dhe të prekshëm në përmbushjen e zotimeve”, raporton Gazeta Express.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here