Gashi i akuzoi se xhamia u financua nga Serbia, imami Musliu: Populli i ynë e ka financuar, nesër do ta padisim

Imami i xhamisë Mati 1 në Prishtinë, Fadil Musliu, ka njoftuar se së bashku me xhaminë e Veternikut do të dorëzojnë një padi ndaj ish-zëvendësministrit Milazim Gashi.

Gashi kishte deklaruar se disa xhami, përfshirë atë në Mati 1 dhe në Veternik, janë të financuara nga Serbia, çka ka nxitur reagime të ashpra dhe vendosmëri për ndjekje ligjore nga imami Musliu.

Në një lidhje direkte në “Debat Plus”, Musliu i quajti shpifje deklarimet e Gashit, duke theksuar se nuk kanë qëndruar duarkryq përballë këtyre akuzave.

“Kemi përgatitë padinë dhe për shkak të disa pengesave teknike, derisa t’ia gjejmë adresën e numrin e telefonit, nuk e kemi deponuar. Besoj që nesër xhamia Mati 1 dhe Veterniku do ta deponojnë padinë në gjykatë. Nëse ka ndonjë trohë drejtësi, atij shpifësi do t’i tregohet vendi… Xhamitë tona janë financuar dhe sponsorizuar qartë prej popullit tonë dhe punën finale e ka përfunduar shoqata bamirëse e Katarit”, ka thënë Musliu.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights